Të shtëna me armë gjatë operacionit, dy të rinjtë me 1 kg kokainë tentojnë të arratisen në Durrës

Zbulohen emrat e dy të rinjve që u kapën me kokainë në Durrës pasditen e sotme dhe tentuan që të arratisen.
Në prangat e policisë ranë Vilson Memini 29 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen nr. 18 në Durrës dhe Erges Shehi 30 vjeç, lindur dhe banues në qytetin bregdetar në lagjen nr. 13, Plazh.
Të rinjtë e arrestuar sot gjatë aksionit të policisë u kapen me 1 kg kokainë në lagjen 13, Plazh.

Ajo cka ra ne sy gjate operacionit kane qene te shtenat me arme nga ana e policise gjate kohes qe efektivat po perpiqeshin te neutralizonin personat e dyshuar per shperndarje kokaine.
Te shtenat kane ndodhur gjate kohes qe te dyshuarit kane tentuar ti bejne rezistence efektivave te policise./lajmifundit.al


