Emrat/ Trafikonin me mijëra fishekë nga Shqipëria, arrestohen grekët dhe shqiptari në Kretë

Aktualitet

Emrat/ Trafikonin me mijëra fishekë nga Shqipëria, arrestohen

Policia greke ka arrestuar 5 person, mes tyre 4 grekë dhe 1 shqiptar, nën akuzën e trafikut të armëve.

Sipas policisë helene organizata aktivizohej në ishullin e Kretës dhe konkretisht në Hania.

Policia greke kishte informacion se anëtarët e kësaj organizata trafikonin armë dhe fishekë nga Shqipëria në drejtim të Kretës.

Pas hetimeve, autoritetet helene mundën të vërtetojnë aktivitetin e trafikantëve dhe kryen operacionin për kapjen e tyre, Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho.

Tre shtetasit grekë u ndoqën prej policisë dhe u panë në afërsi të kufirit greko- shqiptar në Kostur teksa po ngarkonin pako me fishekë. Ata u ndoqën në distancë prej kufirit deri në ishullin e Kretës. Sapo zbritën nga anija, policia u vuri prangat tre grekëve të moshave 30, 65,72 dhe 73 vjeç,ndërsa një 41 vjeçar shqiptar u kap në zonën e Kosturit.

Në automjetin e përdorur prej trafikantëve u gjetën të fshehura 24.126 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë gjermane, një automjet dhe një motoçikletë.

Në kërkim është shpallur një tjetër shtetas shqiptar i cili gjente dhe u dorëzonte trafikantëve brenda kufirit grek sasinë e fishekëve të sekuestruar. 65 vjeçari ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në 2019.

Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i sigurisë së Haniasë dhe pritet që të dhëna konkrete tju jepen edhe autoriteteve shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e pjesëtarëve të tjerë të organizatës në territorin shqiptar.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion