Emrat/ Shpërndanin kokainë në plazh, shkatërrohet grupi me 3 trafikantë në Durrës

Aktualitet

Emrat/ Shpërndanin kokainë në plazh, shkatërrohet grupi me 3

DURRËS- Tre persona të cilët shisnin lënë narkotike në zonën e plazhit janë arrestuar në qytetin e Durrësit.

Policia thotë  se krahas arrestimit, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine e ndara në dhjetëra doza dhe një peshore elektronike si dhe tre telefona celularë.

Të arrestuarit janë Renato Leci, Elvis Leci dhe Endri Mezhika, ndërkohë grupi hetimor po mbledh provat të  tjera shtesë.

NJOFTIMI I POLICISE

Autoritetet e Policisë së Shtetit kanë finalizuar operacionin e koduar “Periudha”, duke goditur një grup të organizuar të shitjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se grupi vepronte duke shitur doza kokaine në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 shtetas.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi lënde narkotike e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje, si edhe një peshore elektronike dhe 3 celularë.

Në bazë të provave të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit R. L., 21 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT