EMRAT/ Protesta e opozitës, dhjetëra të arrestuar, mes tyre edhe zyrtarë të PD-së

Aktualitet

EMRAT/ Protesta e opozitës, dhjetëra  të arrestuar, mes tyre edhe

Nga protesta e sotme nuk kanë munguar shoqërimet dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve.

Sipas burimeve, janë mbi 30 të arrestuar, mes tyre edhe tre zyrtarët e PD Dega 9 Tiranë: Sokol Ndoja, Asllan Çiba, Bujar Vuka.

Të tre të arrestuarit janë shoqëruar nga policia në Komisariatin Nr.1.

NË KOMISARIATIN 2 GJENDEN:

Fatmir Myrta, kryetar i Degës nr.5

Linda Alushi, sekretare e të njëjtës degë

Elisabeta Skrapari, kryetarja e Lidhjes së Gruas Dega nr.5

Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9 Dega nr.5

Katriel Myrta, djali i kryetarit të degës

Dardan Shalja, anëtar forumi, shoqëruar

Kujtojmë se protesta e PD e zhvilluar sot në Tiranë në pesë akse kryesore të qytetit, u shoqërua nga tensionet dhe shfaqje të dhunshme.

Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Ndërsa, PD nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion