EMRAT/ Plagosja për motive xhelozie në Tiranë, kush është 52-vjeçari që qëlloi gruan me thikë

Aktualitet

EMRAT/ Plagosja për motive xhelozie në Tiranë, kush

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në bark dhe qafë gruan e tij 46-vjeçare, për motive xhelozie.

Autori Jakup Shahu është vënë menjëherë nën prangat e policisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë”, ndërsa gruaja e tij Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion