Emrat/ Kush është çifti anglez që u përplas për vdekje me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës!

Aktualitet

Emrat/ Kush është çifti anglez që u përplas për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas që lundronin me një Jet Ski kanë rënë në det si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin lundrues.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, dy shtetasit, banues në Angli, dyshohet se gjatë manovrave me Jet Ski kanë përfunduar në ujë. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjet lundrues për t’u ardhur në ndihmë dhe i transportuan ata drejt portit, ku ndodhej në pritje edhe ekipi i urgjencës mjekësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 34-vjeçari Asare Obeng, u konstatua pa shenja jete nga mjekët, ndërsa shoqëruesja e tij, 31-vjeçarja Vera Buame u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë rast, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes tragjike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion