Babai plagosi me thikë vajzën dhe kalimtarin që ndërhyri ta parandalonte, policia zbardh ngjarjen në Durrës (EMRAT)

Aktualitet

Babai plagosi me thikë vajzën dhe kalimtarin që ndërhyri ta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.

56-vjeçari ka plagosur dhe një kalimtar të rastit, i cili kishte ndërhyrë në momentin kur Ndoj qëlloi vajzën e tij.

Dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e 56-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion