EMRAT/ Aksident me vdekje në Shkodër! Makina përplas drejtuesin e biçikletës

Aktualitet

EMRAT/ Aksident me vdekje në Shkodër! Makina përplas drejtuesin e

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekje, ka ndodhur mbrëmjen e 18 dhjetorit në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”.

Mësohet se një 74-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një 67-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e automjetit Balto Palaj, 74 vjeç. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 67-vjeçari Fatmir Kraja.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor ‘Velipojë-Shkodër’, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, shtetasi F. K. ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion