EMRAT/ 25 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, kush ishin 3 shiptarët që humbën jetën në Kullat Binjake

Aktualitet

EMRAT/ 25 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, kush ishin 3

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë bota kujtojnë sot sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, në zemër të vendit lider të demokracisë dhe lirive. Rrëzimi i kullave binjake bëri që Amerika të niste një sulm të ashpër ndaj Al Kaedës dhe organizatave të tjera terroriste.

Ngjarja e 25 viteve më parë, ndryshoi përgjithmonë Amerikën dhe qasjen e vendit ndaj terrorizmit.

Përplasja e dy avionëve që u rrëmbyen në ajër nga terroristët e Al Kaedës, me dy kullat në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, shkaktoi 2.977 viktimat, ndërsa në kullat binjake ishin 2.752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Në mesin e shumë burrave, grave dhe fëmijëve që humbën jetën në atë ditë fatale, ishin tre shqiptarë:

Simon Dedvukaj, Roko Camaj dhe Mon Gjonbalaj. 

Simon Dedvukaj ishte vetëm 26-vjeç dhe drejtonte kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e Qendrës Tregtare Botërore.

Roko Camaj ishte shqiptar nga Mali i Zi. Ai prej vitit 1970 punonte si pastrues i xhamave të një prej kullave. Kur kulla u godit nga aeroplani ai ishte në katin e 105-të. 60-vjeçari telefonoi gruan atë moment dhe i tha të mos shqetësohej sepse “tani ishte në duart e Zotit”.

65-vjeçari nga Kosova, Mon Gjonbalaj gjithashtu kishte një kohë të gjatë, rreth 30 vjet, që punonte si portier në njërën prej kullave. Ai telefoni familjarët atë mëngjes dhe u tha të bëheshin të fortë e të qëndronin gjithmonë të lidhur me njëri-tjetrin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion