Emigranti shqiptar feston Kurban Bajramin në vendlindje, ndihmon 40 familje të varfra në Fier

Aktualitet

Emigranti shqiptar feston Kurban Bajramin në vendlindje, ndihmon 40 familje

Julian Skëndaj është emigrant në Suedi, aty ku ka ndërtuar familjen dhe jetën e tij.

Por, vazhdimisht kthehet në Shqipëri, sepse ka mision, bamirësinë. Për festën e Kurban Bajramit, ka shkuar në rrethinat e Fierit për të ndihmuar 40 familjet më të varfra të zonës.

“Këto familje i kemi përzgjedhur nëpërmjet disa kontakteve që kemi, janë familjet më të skamura në fshatrat rreth Fierit. Disa prej tyre i kemi ndihmuar më parë, disa jo dhe është hera e parë sot. Kemi sakrifikuar 10 shelegë”, shprehet Juliani.

Ai i ka ofruar mundësinë 40 familjeve për të festuar këtë ditë, duke shpërndarë ushqime.

ME TE LEXUARAT