Emigrantët u shpërndanë në Pogradec për t'i shpëtuar policisë, arrestohet shoferi i furgonit

Aktualitet

Emigrantët u shpërndanë në Pogradec për t'i

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga, këtë martë një 35-vjeçar i akuzuar për trafikim të emigrantëve të paligjshëm.

Automjeti në të cilin ndodheshin klandestinët është konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, të cilëve kundrejt shpërblimit 35-vjeçari iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

Policia falë punës së saj ka bërë të munduar kapjen e emigrantëve të shpërndarë nëpër qytet.
Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Benz”, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë u angazhuan për gjetjen e tyre, ku 21 emigrantë të paligjshëm aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion