Emigracioni nuk ndalet, mbi 1 milion leje qëndrimi për shqiptarët në BE

Aktualitet

Emigracioni nuk ndalet, mbi 1 milion leje qëndrimi për shqiptarët

Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian vijon me ritme të larta, duke kaluar edhe valët e forta të largimeve të dekadave të mëparshme.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se nga viti 2008 deri në 2025, vendet e BE-së kanë dhënë mbi 1 milion e 82 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.

Rreth 510 mijë leje u dhanë në periudhën 2008-2016, ndërsa në nëntë vitet e fundit shifra arriti në 573 mijë, duke tejkaluar dekadën e mëparshme.

Në fillim, Italia dhe Greqia ishin destinacionet kryesore, por vitet e fundit harta e emigracionit është zgjeruar. Gjermania po fiton gjithnjë e më shumë peshë, veçanërisht për tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Në total, që nga viti 2008, Italia ka dhënë rreth 500 mijë leje qëndrimi, Greqia 311 mijë dhe Gjermania 124 mijë. Vetëm gjatë vitit 2025 u dhanë mbi 68 mijë leje të reja, 4% më shumë se një vit më parë. Gjermania kaloi për herë të parë Greqinë, me rreth 17 mijë leje, pas Italisë me 31.7 mijë.

Pjesa më e madhe e lejeve në 2025, rreth 46%, u dha për arsye familjare, ndërsa 29% për punësim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion