Emërohet Drejtori i Ri i burgut të Durrësit

Aktualitet

Emërohet Drejtori i Ri i burgut të Durrësit

Edmond Llabani është komanduar drejtori i ri i burgut të Durrësit.

Ai ëshë komanduar nga Ministri i Drejtësisë për të marrë drejtimin e "Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës", pas "furtunës" së shkaktuar si pasojë e arratisjes së Altin Ndocit dhe shkarkimit të drejtorit të këtij institucioni, Indrit Cërloj.

Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme. Llabani ka drejtuar Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin.

Po ashtu nga detyra janë shkarkuar edhe i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, konkretisht:

• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion