Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Londër, takim me homologun britanik

Aktualitet

Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Londër, takim me homologun

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Londër Spiropali është takuar me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shprehet se bashkëpunimi parlamentar në nivelin më të lartë nxit forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve tona mike dhe partnere.



"Londër. Vizitë e shkëlqyer dhe takim mbresëlënës me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar (House of Commons), Sir Lindsay Hoyle.

Bashkëpunimi parlamentar në nivelin më të lartë nxit forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve tona mike dhe partnere", shkruan ajo.

Spiopali shoqërohet nga deputetët  Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi dhe Lefter Gështenja.

ME TE LEXUARAT