Ekzekutoi sot Alfred Dedjan në Ndroq, si u kap me armë poshtë sediljes i forti i Shijakut në 2021

I forti i Shijakut Julian Gjoshi, eshte shpallur ne kerkim nga policia ai autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit, Alfred Dedja, ne hyrje te lokalit Keshtjella diten e sotme.
I dyshuaru nuk është emër i panjohur për Policinë. Ne janar 2021 Julian Gjoshi, nga Shijaku, është arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje.

Asokohe 23 vjeç, Julian Gjoshit iu sekuestrua poshtë sediljes së makinës një pistoletë tip, Berettan” me 10 fishekë.
Njoftimi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Goditet nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 23-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.
Procedohet penalisht edhe një 24-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l. Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia