Ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, ndalohen dy persona të dyshuar të përfshirë në ngjarje

Aktualitet

Ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, ndalohen dy persona

Policia e Shkodrës është vënë e gjitha në lëvizje për zbardhjen e vrasjes së 32 vjeçarit Endri Mustafës. Burimet bëjnë me dije se blutë e Shkodrës kanë ndaluar dy persona të cilët kane dijeni apo janë të përfshirë në ekzekutimin e Mustafës, trupi i pajetë i të cilit u gjet në zonën e Livadheve.

Gjate ditës së djeshme në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë ngjarje, ndërkohë që pas disa orësh hetime, policia ka ndaluar dy prej tyre.

Ende nuk behet i ditur identiteti i të ndaluarve, por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet procedurale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rëndë që tronditi Shkodrën.

Mustafa u gjet i ekzekutuar me 6 plumba në zonën e Livadheve. Ai është një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, u vra në mënyrë makabre, ku u qëllua me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.


Mustafa u gjet i vrarë 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar të zhdukur. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion