Vrasja e Edmond Sulës ende pa autor/ Hetimet zgjerohet te biznesi i kanabisit mjekësor në Maqedoni

Aktualitet

Vrasja e Edmond Sulës ende pa autor/ Hetimet zgjerohet te biznesi i


Kur kanë kaluar një javë nga vrasja e Edmond Sulësnë Bërxullë, autori i dyshuar akoma mbetet mister. Mënyra e atentatit e bënë të vështirë gjurmimin e tij, të paktën deri në këtë fazë të hetimit.

E shkuara problematike dhe shumë konfliktuale e 50-vjeçarit e ka komplikuar edhe më tej hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Verifikimi i disa pistave nuk i ka çuar blutë askund për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa element të rinj po hetohen ditët e fundit.

Antikrimi në Policinë e Tiranës mësoi përmes informacioneve se Edmond Sula ishte bashkëaksioner në një kompani të licencuar për kanabisin mjekësor në Maqedoninë e Veriut, vend ku kjo mënyrë biznesi është e ligjshme.

Dyshimet janë për ndonjë konlfikt të mundshëm në këtë biznes, edhe pse deri tani nuk ka ndonjë provë bindëse. Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen homologëve maqedonas zyrtarisht për informacione më të detajuara të aktivitetit të Sulës në këtë vend.

Në varësi të përgjigjes, hetimi mund të marrë rrjedh konkrete në këtë pistë. Edmond alias Ali Sula po hetohet për konflikte të mundshme në komunitetin ku jeton, dyshimet mbi dhënien e parave me fajde, konflikte me biznesin e shitblerjes së pronave e më gjerë.

ME TE LEXUARAT