Edi Rama për median italiane: Pse nuk ngremë kampe për refugjatët afganë, por i strehuam në hotele

Aktualitet

Edi Rama për median italiane: Pse nuk ngremë kampe për

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Huffington Post Italia” ka komentuar pranimin e refugjatëve afganë në vendin tonë, marrëdhëniet me Italinë, luftën ndaj COVID, sfidat ekologjike dhe ato të integrimit europian.

I pyetur në lidhje me strehimin e afganëve në vendin tonë, mes të tjerash kryeministri Rama ka nënvizuar se ata janë akomoduar në hotele, po ashtu si qytetarët shqiptarë në kohën e tërmetit, për t’u lejuar që “të marrin frymë normalisht pasi janë larguar nga dyert e ferrit” dhe për të shmangur mundësinë e “izolimit dhe de-humanizimit të tyre”.

“Kjo është një pjesë e tragjedisë së Kabulit, sepse të dalësh që atje, është realisht si të hapësh dhe të largohesh nga dyert e ferrit. Pas ditësh dhe netësh vonesash dhe fluturimesh të anuluara, kanë arritur refugjatët e parë, pak më shumë se 100.

Ata u vendosën në bregdetin e Durrësit në hotele që ua lamë në dispozicion. Ne donim t’i akomodonim në hotele (ashtu siç bëmë me qytetarët tanë pas tërmetit), sepse donim që ata të marrin frymë sa më normalisht dhe të mos izolohen në kampe refugjatësh, duke rrezikuar që të de-humanizohen dhe të shtohen pakënaqësitë dhe ndarjet.”- ka thënë Rama mes të tjerash.

 

ME TE LEXUARAT