“Abuzime skandaloze”/ Braçe i revoltuar me çmimet e perimeve: S’të japin as faturë

Aktualitet

“Abuzime skandaloze”/ Braçe i revoltuar me çmimet e

Në një vëzhgim që ka kryer në zonën numër pesë në Tiranë, Braçe rendit në “Facebook” çmimet e perimeve, të cilat i quan abuzime skandaloze.

Po ashtu, Braçe shton se këto jepen pa faturë, ndërsa shitësit zaptojnë edhe trotuaret ku duhet të kalojnë të moshuarit.

“Sa për ushqimin, për perimet e frutat; tek trotuari nga shkolla vasil shanto e poshtë, ka disa pika të shitjes së perimeve e frutave. I pashë tani, çmimet janë çmendur dhe këte këto pikat mbahen si më të lirat tek 5-sa.

Domatet fillojnë me 300 lekë dhe arrijnë deri në 340 lekë për kilogram. Domatet e vogla, të huaja doemos, janë 640 lekë për kilogram; Speci i kuq ka arritur në 340 lekë për kilogram; karrota ka arritur në 140 e shkon dhe 150 lekë për kilogram; patëllxhani dhe pa cilësi ka arritur në 320 lekë për kilogram; bizelet kanë arritur në 480 lekë për kilogram; mashurkat kanë arritur në 600 lekë për kilogram. Domethënë keq! Abuzimi është skandaloz, për më tepër kur këto lekë ti marrin edhe pa faturë tatimore. Po e përsëris, këto pika mbahen si më të lirat në Tiranë.

Ndërkohë, kam një vit që i kërkoj policisë së bashkisë të lirojë gjysmën e trotuarit që ju merret të moshuarve e lëvizin këtu e që grabiten me këto çmime, por mesa duket policia e bashkisë ka gjetur mirëkuptim me çdo kënd këtu, i bie shkurt, inate komshinjsh”-shkruan Braçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion