E shtuna me diell në të gjithë vendin, temperaturat deri në 34°C

Aktualitet

E shtuna me diell në të gjithë vendin, temperaturat deri në

E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.

Gjatë orëve të paradites priten intervale të gjata me diell, më të dukshme në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore moti do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Edhe pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin, pa reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë sërish rritje.

Vlera minimale pritet të regjistrohet në Ersekë me 12°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34°C në disa zona të vendit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion