E RËNDË në Lezhë! Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në një depo uji, dyshohet se…

Aktualitet

E RËNDË në Lezhë! Gjendet i vdekur një 60-vjeçar

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Zheje të Mamurrasit, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një burri rreth 60 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, rreth orës 10:00, punonjës ndërtimi kanë konstatuar trupin e pajetë të shtetasit M. K., mbi sipërfaqen e një depoje aktualisht në ndërtim dhe pa ujë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe transportimin e tij drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Hetimet paraprake tregojnë se dyshohet për një rrëzim aksidental të viktimës në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion