E RËNDË në Durrës! 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës
Lajmifundit
/
17 Korrik 2025, 10:39
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, ku një i mitur ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se një 15-vjeçar polak ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja po hetohet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.


