E RËNDË! Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Pogradec, dyshimet e para...
Lajmifundit
/
28 Nëntor 2025, 13:03
Aktualitet

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mesditën e sotme në Pogradec, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 5 të qytetit. Sipas informacionëve paraprake, viktima dyshohet të ketë qenë endacak dhe mund të ketë pësuar një infarkt, i cili ka sjellë rrëzimin dhe vdekjen e tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe priten rezultatet përfundimtare.


