E rëndë në Vlorë, 55-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, gjendet e vdekur nga bashkëshorti

Aktualitet

E rëndë në Vlorë, 55-vjeçarja i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të hëne qytetin e Vlorës. Në zemër të këtij qyteti, në lagjen “Pavarësia” një 55-vjeçare është gjetur e pajetë. Ka qenë bashkëshorti ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se kjo shtetase në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar fotoksinë.

“Sot, rreth orës 14:41, është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre, në lagjen “Pavarësia”, shtetasja V. L., 55 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion