E rëndë në Vaun e Dejës, 62-vjeçari humb jetën në mes të rrugës, dyshimet e para

Aktualitet

E rëndë në Vaun e Dejës, 62-vjeçari humb jetën

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të marte në një rrugë në Vaun e Dejës.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale V.D banues në fshatin Shelqet dyshohet të ketë humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

“Rreth orës 12:15, në fshatin Shelqet, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi V. D., 62 vjeç, banues në fshatin Shelqet. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion