E rëndë në Shëngjin, mbytet teksa po lahej në det 19-vjeçari

Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi është mbytur në det në Shëngjin. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në zonën e Kunes, ku i riu, me inicialet Sh. S., dyshohet se është mbytur ndërsa po lahej në det.
Trupi i pajetë i 19-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
“Rreth orës 13:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi kosovar Sh. S., 19 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia.


