E rëndë në Mamurras, 17-vjeçari humb jetën pasi bie në kontakt me rrymën elektrike

Aktualitet

E rëndë në Mamurras, 17-vjeçari humb jetën pasi bie

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mamurras, ku një 17-vjeçar i identifikuar si , E.H, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. I mituri ka ndërruar jetë në spital.

Kurbin/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion