“Pse bredh lart e poshtë pa burrë?!”, vajza Rudina Musaku në gjendje të rëndë, u plagos nga babai që vrau veten

Aktualitet

“Pse bredh lart e poshtë pa burrë?!”, vajza Rudina Musaku

Rudina Musaku, gruaja 40-vjeçare që u plagos nga babai i saj, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ndodhi gjatë ditës së sotme ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi në bark vajzën e tij, e më pas kreu vetëvrasje.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë një debat mes 40-vjeçares Rudina Musaku dhe babait të saj.

40-vjeçarja ishte e divorcuar dhe me fëmijë dhe kishte ardhur për të qëndruar tek prindërit e saj. Ajo jetonte në Tiranë me qira, ndërsa dy fëmijët e mitur jetonin me babain e tyre.

Të afërm dhe fqinje të familjes Musaku janë shprehur të tronditur për ngjarjen. Burime nga hetimi bëjnë me dije se shkak i debatit babë e bijë ishte bërë divorci i 40-vjeçares.

Të afërmit thonë se Behar Musaku, para se ta qëllonte me çifte të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh, je pa burrë, mos ik lart e poshtë!”.

Babai plagosi rëndë të bijën e vrau veten, fqinjët: “Vajza punonte në Tiranë, kohët e fundit…"

“Pse bredh lart e poshtë pa burrë?!”, vajza Rudina Musaku

Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielen në Lushnjë, ku babai plagosi rëndë të bijën dhe më pas vrau veten.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar më tepër detaje nga ky krim në familje, teksa theksojnë se nuk u ka shfaqur asnjë shenjë për probleme.

Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë.

Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.

Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen.

Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thana fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja, citon tch.

Detajet, babai plagosi me armë të bijën dhe vrau veten, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnjë

“Pse bredh lart e poshtë pa burrë?!”, vajza Rudina Musaku

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë ku një 40 vjeçare u plagos me armë gjahu nga i ati i saj 82 vjeçari Behar Musaku.

Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një debat mes 40 vjeçares Rudina Musaku dhe babait të saj i cili më pas vrau veten.

40 vjeçarja ishte e divorcuar dhe me fëmijë dhe kishte ardhur për të qëndruar tek prindërit e saj.

Mësohet se Rudina Musaku ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.

E rëndë në Lushnje, babai qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Lushnjë diten e sotme, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më pas ka vrarë veten.

Policia njoftoi se 40-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Ndërkohë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT