E rëndë në Librazhd! 32 vjeçari lyen me benzinë fqinjin dhe i vë zjarrin

Aktualitet

E rëndë në Librazhd! 32 vjeçari lyen me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Librazhd ku një 32-vjeçar ka tentuar që të vrasë një të moshuar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi i identifikuar si Gazment Ozuni, tentoi që të vriste fqinjin e tij 75-vjeçar duke e djegur me lëndë djegëse benzinë,

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta mes Ozunit dhe të moshuarit.

Ky i fundit menjëherë është dërguar në spitalin e Prrenjasit, ndërkohë që 32-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë.

Efektivët ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në vijim priten më tepër detaje për të kuptuar dhe shkakun e vërtetë që solli këtë konflikt mes dy fqinjve i cili mund të kishte përfunduar me një tragjedi.

"Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njoftoi Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion