E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara. Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion