E rëndë në Gjermani, 21-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident
Lajmifundit
/
16 Korrik 2025, 09:11
Aktualitet

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 21-vjeçareje nga Kosova ka ndodhur në Reutlingen të Gjermanisë.
Mësohet se e reja me inicialet Y.H., e cila po udhëtonte nga Metzingen drejt Reutlingen, ka humbur kontrollin e automjetit i cili u përmbys në rrugë.
Për shkak të përplasjes, autostrada B28 u mbyll për disa orë ndërsa një helikopter shpëtimi u dërgua në vendngjarje.
Shqiptarja u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.


