E rëndë në Elbasan, kamionçina përplas fëmijën 12-vjeçar
Lajmifundit
/
10 July 2021, 10:40
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, tek kthesa e Krastës. Mësohet një kamionçinë ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç.
I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


