E rëndë në Devoll, gjendet i pajetë një person në ballkonin e shtëpisë!
Lajmifundit
/
5 Shkurt 2025, 18:50
Aktualitet

Një person është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës në Devoll.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht.
"Devoll/Informacion paraprak. Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht, Devoll, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës, dyshohet i vetëvarur, shtetasi F. T., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


