E rende/ Sulm me armë në një qendër tregtare, disa të plagosur
Lajmifundit
/
18 June 2023, 13:43
Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri kanë alarmuar SHBA-në, ku në një qendër tregtare janë plagosur 17 persona dhe dyshohet për viktima.
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje rreth orës 00:30, në Willowbrook, Illinois.
Sipas mediave vendase, në një qendër të vogël tregtare u hap zjarr ndaj një turme prej 200-300 personash.
Policia ende nuk e ka konfirmuar numrin e saktë të viktimave.


