“E qëlluan nga automjeti në lëvizje”, të shtëna me armë në Greqi, plagoset i riu shqiptar, shoku e braktisi

Aktualitet

“E qëlluan nga automjeti në lëvizje”, të

Një incident ku u përfshinë edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peristeri .

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Personat që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip “Audi” ndërsa shënjestër ka qenë një automjet i tipit “Smart”.

Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.

Shoferi i Smart-it la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk. i riu është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion