E Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë ndjekin marshimin e Epitafit

Aktualitet

E Premtja e Zezë, besimtarët ortodoksë ndjekin marshimin e
Besimtarët ortodokse shqiptarë ndoqën këtë pasdite ritet në vigjilje të Pashkës.

Në Tiranë, qindra besimtarë në kryeqytet kremtuan të Premten e Zezë, ditë kjo që simbolizon vuajtjen e Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Besimtarët ortodoks marshuan nga katedralja në drejtim të sheshit Nënë Tereza, ndërsa u lutën për më shumë paqe dhe dashuri.

Edhe në Korçë, Durrës, Fier, Vlorë dhe disa qytete të tjera të vendit u organizua marshimi i Epitafit.

Ky është një rit fetar që kisha ortodokse e organizon në mbrëmjen e së premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhembjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion