E përdhunuan për 5 muaj, dëshmia e 15-vjeçares në Mirditë: Më morën me makinë në shkollë dhe...

Aktualitet

E përdhunuan për 5 muaj, dëshmia e 15-vjeçares në

Historia e tmerrshme e përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë ka tronditur mbarë opinionin publik në zonë dhe në të gjithë vendin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në muajt janar-maj 2021.

Ajo është dhunuar seksualisht psikologjikisht, madje është shantazhuar se nëse do të tregonte ata do t’i publikonin video intine. Ishin 5 burra që kryenin akte të shëmtuara kafshërore me të, më i riu 17 vjeç që ishte dhe i dashuri i vajzës.

Nga dëshmia që vajza ka dhënë në policinë e Lezhës, në prani të psikologes dhe prindërve të saj, dëshmi e siguruar nga mediat është zbuluar se një prej tyre ajo e ka takuar  në orën e pushimit të gjatë në shkollë.

Tre herë kanë shkuar ta marrin vajzën nga shkolla me makinë. Artan Kaçorri i kishte dhënë si dhuratë një aparat telefoni celular. Abuzimi i dytë ka ndodhur një ditë tjetër kur prindërit ishin larguar nga banesa. 

Nën presion ai ka kyer sërish marrëdhëie seksuale me të.

“Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video. E kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë.Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…..” ka dëshmuar vajza

Vajza thotë se tre herë kanë qenë rastet e abuzimit seksual nga Nik Lleshi.

“Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime. Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….”-ka treguar vajza e mitur në dëshminë e saj që është publikuar fillimisht nga Oranews.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion