E pazakontë/ Adoleshenti shqiptar futet në një arkivol për të shkuar në Britani: Pagova 9 mijë paund...

Aktualitet

E pazakontë/ Adoleshenti shqiptar futet në një arkivol për

Histori gati e pabesueshme. I tillë është rrugëtimi i një adoleshenti shqiptar, i cili në tentativë për të hyrë fshehurazi në Britani, ishte futur brenda një arkivoli.

Rasti në fjalë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

Adoleshenti shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për udhëtimin e tij në Britani me furgon.

Ai i tha në gjykate se: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore). Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në kohën kur furgoni u ndal.”.

Arkivoli, të cilit i ishte vidhosur kapaku, ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter.

Ndërkohë, shoferi, rumuni Lucian-Radu Rizae, pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte në mjet.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion