E moshuara u gjet e vdekur/ Vajza: Prej dy javësh nuk lëvizte, kishte një javë vetëm në banesë

Aktualitet

E moshuara u gjet e vdekur/ Vajza: Prej dy javësh nuk lëvizte, kishte

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë në lidhje me të moshuarën e cila u gjet pa shenja jete mesditën e kësaj të hëne në banesën e saj në kryeqytet.

Viktima është shtetasja Rafije Abedini 73-vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në një banesë në rrugën “Sulejman Pitarka”.

E moshuara është gjetur pa shenja jete e shtrirë në një divan dysh, teksa ishte e nxirë në pjesën e djathtë të fytyrës, ku kishte dhe disa gërvishtje.

Por, sipas bluve të kryeqytetit, nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se 73-vjeçarja është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune.

Rafije Abedini rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Sipas dëshmisë së vajzës së saj, e moshuara vuante nga shumë sëmundje si Parkinson, anemi, shtyllën kurrizore të dëmtuar, si dhe kishte hequr edhe gjirin nga kanceri. Vajza ka dëshmuar se prej dy javësh e moshuara nuk lëvizte, teksa prej një jave ndodhte e vetme në banesë.

Policia e Tiranës bën me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion