E mbante detyrën prej dy vitesh! Shkarkohet drejtori i burgut të...
Lajmifundit
/
15 March 2023, 15:16
Aktualitet

Shkarkohet ditën e sotme Altin Gusho, i cili mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh.
Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit. Sipas informacioneve, vendin e tij e zë Durim Toska.
Toska ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit.
Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.
Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.
