E larguar prej 2 ditësh nga shtëpia, 49-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e bashkëshortes së tij

Një 49-vjeçar në Tiranë ka denoncuar largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, ndërsa ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për gjetjen e saj.
49-vjeçari ka denoncuar dy ditë më parë në polici largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, E. N. (R). 34 vjeçe, ndërsa të paqarta vijojnë të mbeten shkaqet e largimit të saj.
Sakaq, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin në fjalë dhe po punohet që gjetjen e 34-vjeçares.
“Shtetasi N. N., 49 vjeç, kallëzoi se më datë 26 maj ishte larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. N.(R.), 34 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”

