E FUNDIT/ Vritet me armë shqiptari në Greqi
Lajmifundit
/
13 Korrik 2023, 13:35
Aktualitet

Një incident i përgjakshëm me një të vdekur nga të shtënat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së enjtes, në zonën e Analipsit, në lindje të Selaniku në Greqi.
Sipas informacioneve të para, është qëlluar dy herë për vdekje një 50-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ai është qëlluar teksa ndodhej në makinën e tij në një karburant.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin. Ky i fundit është arratisur dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij./Protothema


