E FUNDIT/ U aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, humb jetën 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë gjatë natës në spital 17-vjeçari që u përplas ditën e djeshme me makinë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollani.
17-vjeçari Eljo H., ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.
Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.