E FUNDIT/ Taulant Balla ministër i Brendshëm, mbërrin në Presidencë propozimi i kryeministrit Rama

Aktualitet

E FUNDIT/ Taulant Balla ministër i Brendshëm, mbërrin në

Mbërrin në Presidencë propozimi i kryeministrit Edi Rama për Taulant Ballën ministër i Brendshëm.

Kjo gjë konfirmohet nga vetë Presidenca, pas interesimit të mediave.

Balla u nominua nga kryeministri Rama të shtunën në postin e Ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga kjo detyrë.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, njoftoi Presidenca.

ME TE LEXUARAT