E FUNDIT/ Përplasen dy automjete në Lezhë, plagoset rëndë punonjësi i policisë doganore
Lajmifundit
/
16 Qershor 2023, 12:15
Aktualitet

LEZHË- Dy makina janë përfshirë në aksident në Balldre përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.
Për pasojë punonjësi i Policisë Doganore të Shkodrë, Gazmir Zhuka është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa është bllokuar lëvizja e mjeteve.
Raporton se njëri nga mjetet e përfshira në aksident ështe me targa te huaja, por drejtuesi i saj nuk ka probleme.


