E FUNDIT/ Një shpërthim i fuqishëm trondit Parisin

Një shpërthim gazi ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e pestë të Parisit, duke rezultuar në djegien e disa ndërtesave, lajmëroi një zyrtar lokal i Parisit.
Policia u tha njerëzve që të shmangnin zonën e Val de Grace pasi fasada e një ndërtese u shemb dhe zjarri duket se është përhapur në ndërtesat fqinje.
Vetëm pas orës 17:00, vendasit përshkruan një shpërthim të madh dhe direkt pas tij një shpërthim më të vogël. Një dëshmitar tha për radion publike France Info: “Ishte tronditëse. Është një fatkeqësi”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikësve dhe ambulanca.
BFMTV raportoi se të paktën katër persona ishin në gjendje kritike.


