E FUNDIT/ Lëndë narkotike dhe armë zjarri, pranga 25-vjeçares në Tiranë, dy të tjerë në kërkim

Aktualitet

E FUNDIT/ Lëndë narkotike dhe armë zjarri, pranga

Një 25-vjeçare është arrestuar këtë të diel nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit policor të koduar “Magnum”.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”,  kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T.

ME TE LEXUARAT