U mor në pyetje, Meta për Prokurorinë e Tiranës: Institucion që nuk i punon ashensori, mjerim!

Aktualitet

U mor në pyetje, Meta për Prokurorinë e Tiranës: Institucion

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është paraqitur pak momente më parë në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se do të pyetet për kallëzimin e bërë për ndërhyrjen e serverave në selinë e partisë.

Meta, është pyetur nga prokurori Ndini Tavani për kallëzimin që ka bërë, për ndërhyrjen në serverat e Partisë së Lirisë.

Në një prononcim për mediat, pas daljes nga prokuroria, ai ka thënë se është thirrur për t’u pyetur lidhur me çështjen në fjalë.

Meta tha se "ndërhyrja mafioze është kryer me qellim marrjen e vulës së Partisë se Lirisë nga Rama-Agaci-Dumani."

"Pashë një gjendje te mjerueshme në prokurori, stiva me dosje qe nuk kanë ku t’i mbajnë, një institucion që nuk punon ashensori, vijnë qytetarët për hallet që kanë dhe nuk kanë si levizin.

Qeveria dhe Rama Forma kanë krijuar kushte vetëm per 2-3 prokurorë të SPAK" , tha Meta

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT