E FUNDIT/ Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin

Aktualitet

E FUNDIT/ Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg Fredi Belerin, ndërsa ka liruar bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin. Ata u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën dyshimin për shit-blerje votash.

Për Kokaveshin u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, per shkak te gjendjes shëndetësore. Avokati i tij, Maresl Zhupa, u shpreh se klienti i tij Kokaveshi ka probleme shëndetësore për shkak se ka bërë transplant në zemër.

Arrestimi i Fredi Belerit shkaktoi reagime të forta në shtetin grek, të cilët bënë thirrje për larimin e tij.

Pala shqiptare në kundërpërgjigje të thirrjeve greke, u shpreh se Fredi Beleri nuk gëzon të drejta ekstra nga shtetasit e tjerë shqiptare, por ai duhet të përballet me ligjin.

Ai po hetohet për shit-blerje votash pasi garoi dhe fitoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”në Bashkinë e Himarës.

ME TE LEXUARAT