E fundit/ Aksidenti në Korçë, ndërron jetë një nga të plagosurat

Aktualitet

E fundit/ Aksidenti në Korçë, ndërron jetë një

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurat në aksidentin e sotëm në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshtatit Cangonj.

Në aksident u përfshinë dy mjete, tip Ford i kuq dhe një mjet tip Benz.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë’ DVP Korçë

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj.

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT